HomePolitikeVIDEO/Naim Hasani: Klasa politike shqiptare 34-vjeçare s’ka besueshmëri në diasporë, na duhet...

VIDEO/Naim Hasani: Klasa politike shqiptare 34-vjeçare s’ka besueshmëri në diasporë, na duhet siguri pasi vota jonë as blihet dhe as shitet

Advertismentspot_img

Avokati Naim Hasani në një lidhje skype nga Britania më ‘MCN Informacion’ ka komentuar votën e diasporës për të cilën u shpreh se ka një interes të jashtëzakonshëm që emigrantët të marrin pjesë në këtë proces.

Ai tha se marrëveshja për lista të gabuara është e gabuar dhe se nuk e dimë se si do të votohet dhe sa e sigurtë ajo do të jetë, teksa theksoi se besueshmëria e sistemit dhe drejtuesve është kushti kryesor.

Sipas tij klasa politike shqiptare nuk ka besueshmëri në diasporë dhe problemi është se kush do të votohet pasi listat janë të mbyllura.

Padyshim që ka interes të jashtëzakonshëm që qytetarët shqiptarë të bëhen pjesë e fatit të këtij vendi duke qenë se politika shqiptare ka bërë më shumë se gjysmën e tyre diasporë. Qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë kanë të drejtë ekzistenciale për votimin si çudoi qytetar i vendeve evropiane. Kryesore është se për kë ata do votojnë dhe në çfarë mënyre do votohet zëri i tyre do jetë i besueshëm dhe cili do jetë procesi që do zbatohet.

Dy partitë kryesore arritën një marrëveshje të gabuar me listat e mbyllura ku drejtuesit do vendosin në listë deputetë që do dalin në parlament por çfarë zgjidhje u lihet diasporës, është e rëndësishme sepse nuk shoh një entuziazëm në mënyrën se si është organizuar votimi i diasporës, nuk dihet çfarë efekti do ketë kjo votë dhe a do shkojë ekzakt aty ku diaspora do e hedhë këtë votë. Besueshmëri e sistemit dhe përfaqësuesit që do dalin nga votimet janë kushti kryesor nëse vota e diasporës do të ketë efekt.

Besoj se çështja është e thjeshtë kjo do na çojë drejt demokracisë, por për kë do votojnë këta, sepse kemi një klasë politike që s’ka asnjë besueshmëri për diasporën që u ka dhënë shkelmin për tu larguar. Ne duam që kjo votë të jetë e sigurtë sepse vota jonë as nuk mund të shitet dhe as nuk mund të blihet. Unë dua të di se sa rëndësi ka vota ime dhe dua që ajo votë të ketë siguri. Pra ky mbetet problemi kryesor për ne, kush do duhet të votohet në Shqipëri pasi listat janë të mbyllura.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular