HomeAktualitetArratisja e të dënuarit me rrezikshmëri të lartë nga Burgu i Shënkollit,...

Arratisja e të dënuarit me rrezikshmëri të lartë nga Burgu i Shënkollit, arrestohen 3 gardianë! Ja për çfarë akuzohen

spot_img

Tre gardianë janë arrestuar pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze nga burgu i Shënkollit mbrëmjen e së hënës (3 Shkurt).

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm u vendosën në pranga 3 punonjësit e IEVP Shënkoll pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe analizimit të situatës.

Ndaj gardianëve është ngritur akuza për shpërdorim detyre, pasi në momentin e arratisjes së Daut Lazes ata ishin në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e tyre sipas ligjit.

Ndërkohë policia ende nuk ka rënë në gjurmët e Daut Lazes i cili konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë.

Blutë kanë ofruar edhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep infomacion për kapjen e 49-vjeçarit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular