HomePolitike"Meta do të kandidojë në listat e PD". Berisha: Jemi të hapur...

“Meta do të kandidojë në listat e PD”. Berisha: Jemi të hapur për koalicion me PL-në! Vendet e sigurta ndahen

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme ka folur për bashkëpunimin me Partinë e Lirisë në zgjedhjet e 11 majit.

Kryedemokrati tha se PD është e hapur për koalicion. I pyetur nga gazetarët për listat e sigurta, Berisha u shpreh se ato do të ndahen me PL.

“Ne jemi të hapur për koalicion me Partinë e Lirisë, negociatat vazhdojnë, por jemi të hapur për koalicion me PL-në dhe Ilir Metën. Kur bëhet koalicion, nuk ka diskutim që ndahen edhe ato vendet e sigurta.

Kjo nënkupton atë që thoni ju, por si do jetë e sa do jetë, kjo është çështje negociatash. Sali Berisha vjen në pushtet me mbështetjen masive të shqiptarëve, natyrisht mbështetja ndërkombëtare siç është CDU është një faktor shumë i rëndësishëm në bashkëpunimin e ardhshëm të saj me qeverinë, por dhe në opozitë kemi pasur bashkëpunim.

Unë e bazoj fitoren tek vota e shqiptare dhe unë e kam paralajmëruar me kohë fitoren, e shoh kudo. Edi Rama është në shuarje. Vini re fushatën e tyre, se si shkon dhe mbush një kriminele, merr nxënësit nga të katër anët e Shqipërisë Ogerta, korba e korrupsionit, merr nxënës nga të 4-anët dhe mbush pallatin e kongreseve.

E bën njëlloj si Kim Jong Un i Koresë apo Llukashenko i Bjellorusisë. E bën i tmerr nga fitorja e PD-së. Nuk dua të prononcohem për nivelin. Janë 3 propozim. Një është në rang kombëtar, por sistemi rajonal. Tjetrit është në rang dege dhe i treti është sistemi rajonal, në rang qarku. Cila do të pranohet do vendoset nga forumet e partisë”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular