Një sfidë fantastike është realizuar nga banorët e Big Brother, ku veçanërisht Gerta dhe Livia dhe Gjesti e Egli kanë rezistuar 16 orë në këmbë, në sfidën e Storm.
Në fund dy çiftet vendosën që fituesi të shpallej nga hedhja e një leku, dhe fati ishte në anën e Gertës dhe Livias, duke fituar 5 mijë euro.
Ndërkohë në spektaklin e sotëm, Ledioni njoftoi se Storm ka vendosur që edhe për Gjestin dhe Eglin t’u jepet 2500 euro, për shkak të angazhimit dhe vendosmërisë që treguan.