HomeBotaZv/presidenti i SHBA: Nëse Rusia dështon të negociojë një marrëveshje paqeje, dërgimi...

Zv/presidenti i SHBA: Nëse Rusia dështon të negociojë një marrëveshje paqeje, dërgimi i trupave amerikanë në Ukrainë ‘është ende në tavolinë’

spot_img

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se dërgimi i trupave në Ukrainë “është ende në tavolinë” nëse Rusia dështon të negociojë një marrëveshje paqeje. Ai ka folur sot, 14 shkurt, para nisjes së Konferencës së Sigurisë në Munih.

“Mendoj se është një marrëveshje që do të dalë nga kjo dhe që do të tronditë shumë njerëz”, ka thënë ai për “Ëall Street Journal”.

“Presidenti do të thotë, ‘gjithçka është në tavolinë, le ta bëjmë një marrëveshje’”.

Ai ka përsëritur se SHBA-ja dëshiron që Ukraina të dalë nga bisedimet e paqes me pavarësinë e saj, por theksoi se është e paqartë se sa nga territori i saj do të mbetet nën kontrollin rus.

“Ka një numër formulimesh, por ne po kujdesemi që Ukraina ta ketë pavarësinë sovrane”.

Vance do të jetë pjesë e konferencës. Ai ka qenë zë kritik ndaj ndihmës amerikane për Ukrainën dhe pati thënë vitin e kaluar se Evropa duhet të zgjohet me vënien në fokus të SHBA-së në Azinë Lindore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular