Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku po flet në mbledhjen e grupit parlamentar të PS në lidhje me masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO për anëtarët e stafit të UBT.
“Faleminderit për mundësinë për t’u sqaruar. Është një nga atakimet më të padëshirueshme për një drejtues. Jam këtu në grupin e mazhorancës qeverisë, nuk është e rastësishme. Mund të zgjidhja të dilja në media apo konferencë shtypi por nuk dua që të shkëputet asgjë nga konteksti dhe mesazhi të jepet i qartë.
Dje edhe unë e mora vesh ngjarjen nga mediat, mblodha stafin ku kemi sqaruar situatën dhe dua të konfirmoj që ne nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë. Besojmë që do të ketë një proces të ndershëm por ajo që besoj është që shumica e pedagogëve të mi janë njerëz të ndershëm dhe asnjë proces nuk e zhbën realitetin që besoj un dhe shumica e atyre që punojnë në UBT dhe studentëve.
Çdonjëri nga pedagogët të vërtetojë me fakte se ka punuar ndershmërisht.