HomeProfil30 vjet AIBA/Si e nisën biznesin 30 vjet më parë vëllezërit Agron...

30 vjet AIBA/Si e nisën biznesin 30 vjet më parë vëllezërit Agron dhe Armando Duka!  

spot_img

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbreme ishin dy personazhe mjaft interesantë. Dy vëllezër të cilët në vitin 1991 hynë në biznes. Bëhet fjalë për Agron dhe Armand Dukën. Fillimisht u morën me biznese të ndryshme si të gjithë shqiptarët, më pas ata ndërtuan një kompani “AIBA” dhe më pas morën drejtime në dy fusha të tjera. Agron Duka u bë politikan, deputet e ministër i Bujqësisë, ndërsa Armand Duka President i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Agron Duka, Armand Duka, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Federata Shqiptare e Futbollit

“Dy burra ka Shqipëria…”, biznesmenët më të suksesshëm sipas Agron Dukës. Rrugët e tyre janë krejtësisht të ndryshme! Por, në studion e “Opinion” në Tv Klan vëllezërit Duka i bën bashkë suksesi për më shumë se 30 vjet në fushën e tregtisë e sipërmarrjes.

Njëri është i apasionuar pas futbollit e tjetri pas politikës, por për Agron dhe Armand Dukën talenti dhe mençuria për të bërë biznes buronte njësoj.

Agron Duka me shumë objektivitet e sinqeritet dha në studio emrat e dy burrave shqiptarë që për të ishin biznesmenët më të suksesshëm. Të parin vendosi Zamir Manen e të dytin vëllain e tij Armand Dukën. Për të cilin, mes batutash tha se nëse nuk do të ishte marrë me Federatën e Futbollit do të kishte në xhepat e tij më shumë para.

“Unë e them me shumë sinqeritet dhe me shumë objektivitet. Për mua dy burra ka Shqipëria që janë biznesmenët më të suksesshëm dhe më të mençur është Zamir Mane dhe Armand Duka. Nëse Mondi nuk do të merrej shumë me Federatën do të kishte gjithë kohën e përkushtuar tek biznesi dhe do kishim pasur lekë më shumë, pot për mua më mirë që është marrë me futbollin. Më mirë sepse suksesi ka qenë për të gjithë nuk ka qenë vetëm për një biznesi”, tha Agron Duka.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA) Agron Duka ritheksoi sonte në studion e “Opinion” se nuk do kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ai deklaroi se “ka ardhur koha t’u hapet rruga të rinjve”.

“Mjaft është mjaft! Kam rreth 20 e ca vjet, moshën e kam moshë pensioni”, shtoi Duka.

Megjithatë, a do vijojë të merret me politikë?

“Do e mbaj këtë parti, nëse do kem rezultate pozitive në zgjedhjet”, u shpreh ai, duke theksuar se “politika për të është adrenalinë”.

Nisur nga kjo, tha se po të kthehej në retrospektivë, do vepronte po njësoj.

“Ka shumë anë negative, agresivitet, por ka edhe anë pozitive, kënaqësi, marrëdhënie me njerëzit. Aq kohë sa kam kaluar në politikë, jam ndjerë mirë.”

PAA shkon në zgjedhje në koalicion me partinë më të madhe opozitare në vend dhe plot 24 parti të tjera. Koalicion mban emrin “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular