nga Endri Hasa
Nëse ka diçka për të cilën bien dakord të gjithë kur vjen fjala për alternativa politike në zgjedhje është se këto alternativa duhet të përfaqësohen nga njerëz të rinj dhe mbi të gjitha politikanë të sprovuar në gara përmes votës.
Refuzimi për të marrë pjesë në zgjedhje, bojkoti i qytetarëve, indiferenca e të rinjve për tu angazhuar në vendimarrje janë rezultat i një politike të vjetër që ka menduar më shumë për kalkulime të vogla listash të sigurta sesa mundësia për fytyra dhe energji të reja.
Koalicioni Euroatlantik mbështet me forcë në këto zgjedhje garën e hapur për kandidatët, ku çdo qytetar ka mundësinë të zgjedhë dhe të votojë për ata që i përfaqësojnë më së miri dhe i shërbejnë interesave të tij në të 12 qarqet e vendit. Nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga vota! Është koha për të ndalur frikën dhe për të besuar se çdo votë ka vlerë, dhe vetëm përmes saj mund të arrijmë ndryshimin që duam.
Le të ecim përpara bashkë sepse Shqipëria meriton më shumë