HomeBota“Rusia dhe Ukraina duan paqe”- Donald Trump: SHBA s'do t’i mbrojë shtetet...

“Rusia dhe Ukraina duan paqe”- Donald Trump: SHBA s’do t’i mbrojë shtetet që s’paguajnë në NATO

spot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar të enjten se SHBA-të nuk do t’i mbrojnë aleatët e NATO-s që nuk shpenzojnë sa duhet në mbrojtje, raportoi The Guardian.

“Mendoj se është logjikë e shëndoshë”, ka thënë presidenti amerikan para mediave në Zyrën Ovale.

“Nëse ata nuk paguajnë, unë nuk do t’i mbroj ata”, ka shtuar ai.

Ai vazhdoi duke thënë se vendet anëtare të NATO-s nuk po paguajnë mjaftueshëm sa i përket fushës së mbrojtjes, duke iu bërë thirrje që të harxhojnë më shumë.

Trump ka deklaruar më tej se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky po dëshiron të bëjë marrëveshje.

Ai të enjten u shpreh se Ukraina s’ka zgjidhje tjetër, ndërsa shtoi se të njëjtën gjë e dëshiron edhe Rusia.

“Unë po ashtu mendoj se Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje pasi në një mënyrë të  caktuar ata s’kanë zgjidhje tjetër”, ka thënë ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular