HomeSociale7 Marsi, Rama e Manastirliu urojnë mësuesit: Mirënjohje për përkushtimin në kultivimin...

7 Marsi, Rama e Manastirliu urojnë mësuesit: Mirënjohje për përkushtimin në kultivimin e farës së dijes

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mësuesit për festën e 7 Marsit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka falenderuar mësuesit për përkushtimin në mbjelljen e farës së dijes në brezat e rinj të Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES dhe me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan ai.

Një urim pë mësuesit ka shprehur edhe ministrja Ogerta Manastirliu.

“Me mirënjohjen për të gjithë mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin dhe kultivojnë farën e dijes tek fëmijët tanë, ju uroj Gëzuar 7 Marsin!”, shprehet Manastirliu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular