Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli, e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV ka zbuluar lidhjen familjare që ka me kryeministrin Edi Rama.
Ajo ka treguar se lidhja e saj me Ramën vjen nga gjyshja.
“Mamaja e babait tim, pra gjyshja ime dhe Kristaqi, babai i Edi Ramës, janë kushërinj të dytë”, tha ajo.
“Lidhja ime me Ramën vjen nga babai, lidhur me qytetin e Durrësit. Pra, më saktë, nga gjyshja.
Mamaja e babait tim dhe Kristaqi, babai i Edi Ramës, janë kushërinj të dytë. Kur ai ishte gjallë, dy familjet tona takoheshin shpesh.
Ndërsa me të ndjerën mamanë e Edit, mamaja ime ka punuar në një klinikë dentare.
Unë Edi Ramën e kam takuar krejt rastësisht tek Parku i Rinisë, ku motra ime më prezantoi me të në një takim që nuk e mbaj mend”- u shpreh Erla Mëhilli.