HomeOP EDMbyllja e Tik-Tok/Bujar Leskaj: Në një vend që aspiron të hyjë në...

Mbyllja e Tik-Tok/Bujar Leskaj: Në një vend që aspiron të hyjë në BE, shkon drejt Korese se Veriut

spot_img

Nga Bujar Leskaj
Në një vend që aspiron të hyjë në BE, me pretekstin e konsultimit me 65.000 prindër e nxënës, pa asnjë konsultim juridik, pa asnjë debat publik, pa asnjë analizë, pa asnjë konsultim me grupe interesi, por me një VKM, me urdhrin e drejtpërdrejtë të liderit global platforma e Tik-Tok mbyllet për një periudhë njëvjeçare.

Jashtëzakonisht shqetësuese dhe e frikshme, pasi me një vendim të tillë i ngjajmë Koresë së Veriut apo diktaturave të tjera më të egra.

Nuk është justifikim mbyllja, sepse rrezikohen fëmijët në shkolla. Sepse shkollat shqiptare janë në nivelin më të ulët cilësor në Evropë.

Nuk është justifikim mbyllja, se ruhet autoriteti i mësuesit nga videot denigruese, kur figura e mësuesit në 12 vjet qeverisjeje të Ramës ka rënë përtokë dhe mësuesi është pre e bullizmit të nxënësve e prindërve, është i rrezikuar kur nuk jep notën e jo dijen; është i rrezikuar kur nga mësues kthehet thjesht në plotësues letrash e dokumentacionesh të panevojshme.

Nuk është justifikim mbyllja e Tik- tok- ut, sepse duhet ruajtur “morali” i shoqërisë, kur përditë shoqërisë sonë i serviren modele të përçudnuara plehrash televizive.

Ky vendim është shqetësues, sepse është modeli më i keq i një filozofie qeverisëse të Ramës, që promovon autokracinë, depersonalizimin e dehumanizimin e shoqërisë sonë.

Është shqetësues, sepse tregon se do të ndërhyjë, të kontrollojë e të mbyllë çdo mendim të lirë e të pavarur, edhe kur është anonim, të të rinjve. Ashtu siç ka vepruar me mediat vizive e të shkruara.

Është shqetësues, sepse tregon se si do të zhvillohet fushata në zgjedhjet e këtij viti, ku do të censurohet e ndalohet fjala e mendimi i lirë dhe do të mbulohet vjedhja dhe kontrolli patronazhist.

Ne kemi thirrur një protestë!

Nuk është protestë për Tik- Tok-un!

Është protestë pro lirisë dhe kundër autokracisë, koha e të cilave ka perënduar e nuk kthehet më kurrë!

Gëzuar 7 marsin mësues të nderuar e të respektuar!

Të nderuar mësues, në këtë ditë të veçantë, ju urojë JU,  kudo që jetoni e punoni, Gëzuar 7 Marsin!
Në mënyrë të veçantë falenderimi im sot shkon për mësuesen time të parë Shqipe Lama me të cilën startova në rrugën e dijes si dhe të tjerët që më ndoqën në këtë rrugëtim, por urim dhe vlerësim kam për çdo mësues në; Krujë, Fushë-Krujë, Nikël, Thumanë,  Bubq etj, sepse kanë dhënë dhe po japin një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe arsimimin e brezave dhe për këtë jo vetëm unë, por çdo krutan iu është mirënjohës!
Falenderimi, është minimumi që mund të bëjmë në këtë ditë të shenjtë për mësuesit që punojnë dhe mes vështirësive duke e ushtruar me përgjegjësi maksimale detyrën e tyre fisnike. Politika iu detyrohet, sepse ata “Meritojnë më shumë”.
Ne jemi krenarë me ju dhe me gjithë zemër ju urojmë GËZUAR FESTËN TUAJ, 7 MARSIN, duke ju uruar shëndet e jetë të gjatë. Në çdo ditë të jetës, Ju dhe puna juaj fisnike do të kujtohen dhe vlerësohen me respekt e nderim të thellë.

Mësimet e mësuesve  janë udhërrëfyes për rrugën e fëmijëve tanë, për të ardhmen dhe për jetën e tyre.7 Marsi është dita e vetme e cila i kushtohet mësuesit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular