PD i ikën një parti nga koalicioni “Aleanca Madhështore”. Ajo eshte Partia Aleanca e Maqedonasve. AMIE i ka bere kerkese KQZ per cregjistrim.
Shkresa drejtuar KQZ:
Tiranë, më 11.03.2025. Drejtuar: Z. Ilirjan CELIBASHI
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. TIRANË
Lënda: Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
I nderuar z. Celibashi,
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.
Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.
Me respekt,
Kryetari i partisë
Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski.
