Puthjet në buzë për Laert Vasilin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” duket se nuk kanë fund
Puthjet në buzë për Laert Vasilin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” duket se nuk kanë fund.
Ditën e sotme ai ka marrë një puthje surprizë nga Egla Ceno. Fituesja e edicionit të tretë të reality show-t hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri si pjesë e sfidës që banorët nuk duhej të reagonin.
Kur ndodhi puthja në dhomën e gjumit, aty ishte Jozi, Rizarta dhe Ola. Kjo e fundit bashkë me Laertin i treguan Valbonës se çfarë kishte ndodhur, por pa treguar se kush ishte vajza që ka dhënë puthjen.
Teksa këtë po ia tregonte Rozanës, Valbona e kuptoi se bëhej fjalë për Eglën. Duke qeshur banorja i quajti të dy “të pafytyë”.
“Ishte me thithje…”/ Ola dhe Laerti ‘çmendin’ Valbonën: Një vajzë në shtëpi e puthi në buzë…
Pjesë nga biseda:
Valbona: Laerti është zgjuar i puthur nga një femër sot, o po tallen, o ika nga shtëpia
Laerti: Nuk tallem, Rozana nuk e mohon por nuk do të thotë kush
Valbona: Mos më gënjej
Rozana: Kam qenë në gjumë
Laerti: Ka qenë në gjumë
Rozana: Puthje? A ka marrë puthje Laerti sot? Pa e parë them po
Valbona: Mos e ka puthur Egla? Je i pafytyrë
Ola: Vajti vetë ajo
Rozana: Po ma merr mendja se ky nuk shkon
Valbona: Edhe ajo është e pafytyrë. E puthen dy djem
Laerti: Shumë mirë, nominoje
Valbona: Ajo po të ishte e fortë të të kishte puthur në syrin tim, se aty më kishte, jo në sy të Olës. E bëre dhe këtë? Si u ndjeve zemra ime?
Laerti: Se di