HomePolitikeLISTAT, Preç Zogaj: Edi Rama i bëri për të fituar, Berisha për...

LISTAT, Preç Zogaj: Edi Rama i bëri për të fituar, Berisha për të rikonfirmuar berishizmin e ri

spot_img

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analizoi listat e hartuara nga PS dhe PD. Ai e clësoi listën e Ramës si mjet për të fituar, duke kombinuar deputetët e stazhionuar, jo pak prej tyre, me një numër të madh të rinjsh. Ndërsa sipas tij, lista e Berishës reflekton përpjekjen e liderit të saj për të certifikuar berishizmin e ri. Zogaj tha se për të arritur te fitorja, Berishës i duhet një gërshetim i besnikëve me oponentët, gjë që është e pamundur. 

“Lista dhe mënyra se si janë ndërtuar, lexojnë objektivin që kanë krerët e partive. Edi Rama për të fituar, por duke kombinuar deputetët e stazhionuar, jo pak prej tyre, me një numër të madh të rinjsh. Çështja është imponimi i të rinjve përmes aplikimit. Të zgjidhen kandidatë për deputetë me aplikim, nuk më ka rezultuar, tregon si është tjetërsuar mënyra e komunikimit dhe vlerësimit të karrierave politike. Mendoj se ka nevojë për përtëritje, por vijnë përmes aktivitetit politik.

Por ai ka bindje se do të fitojë dhe mund të bëjë ekstravaganca të tilla. Po ashtu, ka bërë një mënyrë tjetër, në renditje, ka luajtur dhe ka treguar kurajo sepse shumë deputetë me emër ka çuar në listën e hapur. Këtyre që kanë aplikuar ua ka dhënë si gratis. Mendoj se Rama ka patur shqetësimin të motivojë deputetët me përvojë që te sjellin votat. Kjo është pozitive. Ka dashur të eleminojë edhe deputetë që potencialisht mund të jenë objekt i hetimeve në SPAK. 

Vijmë te PD, lista dhe mënyra e renditjes lexon objektivin e Saliut, pasigurinë e tij për rezultatin. E lexon këtë te renditja. E gjithë lista e tij kërkon të rikonfirmojë në kutitë e votimit berishizmin. Ai kërkon që në këto zgjedhje berishizmi të marrë një vulë te kutitë e votimit.

Është berishizmi i ri ka të bëjë me marrëdhënien e tij me drejtësinë. Është i shpallur dyfish non grata. Është një person nën hetim. Është berishizmi që kërkon besnikëri të plotë. Ai ka marrë përsipër, së paku në marrëdhënie me demokratët ka premtuar fitoren. Në PD, berishizmi është shumicë por është pakicë në Shqipëri. Por nëse nuk gërsheton berishistët me oponentët, nuk i fiton zgjedhjet. Kush ka pasur iluzione se do të ishte ndryshe e ka pasur gabim”- tha Zoga

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular