Nga Agron Duka
TANI ËSHTË KOHA TË TREGOJMË PROJEKTIN TONË PËR QEVERISJE MË TË MIRË!
Të dashur vëllezër dhe motra!
Listat e kandidatëve për deputet u përmbyllën dhe tashmë janë në KQZ.
Partia Agrare Ambientaliste, siç e dini, është pjesë e koalicionit opozitar “Shqipëria Madhështore”. Ne përfaqësohemi me 10 kandidatë në 9 qarqe.
Në listën e mbyllur:
Durrës – Artan Luku
Në listën e hapur:
Shkodër – Matilda Matlija
Lezhë – Edison Doçi
Fier – Maltin Dogani
Vlorë – Artan Liçaj
Korçë – Enton Çaçani
Elbasan – Alis Narazani
Tiranë – Elton Roshi
Durrës – Ndrec Pjetri
Berat – Oltion Merdari
Përmbyllja e kësaj faze i hap rrugë fushatës elektorale tashmë.
PAA dhe koalicioni opozitar kanë një program ambicioz për ta ndryshuar Shqipërinë. Kandidatët tanë do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët. Ne do të tregojmë projektin tonë qeverisës si alternativa më e mirë, më e ndershme dhe më e drejtë. Ju mund të na pyesni për të ditur më shumë se çfarë ne kemi planifikuar të bëjmë.
Të dashur qytetarë!
Mendoni mirë para se të votoni. Vota nuk është për t’i bërë qokën njërit apo tjetrit, ajo është mundësia që ju keni për të përmirësuar jetesën e familjes suaj dhe vendin tuaj.
Përpara se të dëgjoni premtimet e reja nga qeveria, kërkoni llogari për ato që nuk ka mbajtur këto 12 vjet qeverisje.
Më poshtë është lista e kandidatëve, numrat e tyre në listë dhe kontaktet nëse ju do të doni t’i telefononi për të mësuar më shumë.
Si një kontribut të parë, ju lutemi ta shpërndani këtë listë!
Me respekt,
Agron Duka
#ShqipëriaMadhështore#PAA#Fushata2025#Zgjedhjet2025#VotoNdryshimin#agronduka

