HomeAktualitet“Disa u mbytën nga tymi, të tjerë u dogjën!”- Ministri i Brendshëm...

“Disa u mbytën nga tymi, të tjerë u dogjën!”- Ministri i Brendshëm i Maqedonisë: Kanë vdekur mbi 50 persona! Ja si shpërtheu zjarri

spot_img

Ministri i Brendshëm Pance Toshkovski, përmes një konferencë për media, ka konfirmuar vdekjen e 51 personave në diskotekën ku ra zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Koçan, ndërsa mbi 100 persona të tjerë janë të plagosu

Sipas ministrit, viktima ndodhen në disa spitale në vend dhe pas identifikimit do të duhet të dërgohen për obduksion në Shkup.

Toshkovski deklaroi se zjarri filloi kur u aktivizuan fishekzjarret rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe flakët shpërthyen në të gjithë lokalin.

Siç tregon ai, shkëndijat goditën tavanin, i cili ishte bërë nga një material shumë i ndezshëm dhe zjarri u përhap. Sipas tij, tymi i dendur i mbyti disa nga viktimat dhe dogji të tjerët.

Ai konfirmoi se organizatorët ishin arrestuar dhe se të gjithë zyrtarët duhet të ndjejnë përgjegjësi morale për një tragjedi të tillë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular