HomeUncategorizedSfida e mosreagimeve, si i pritën banorët “surprizat” brenda shtëpisë

Sfida e mosreagimeve, si i pritën banorët “surprizat” brenda shtëpisë

spot_img

Vëllai i Madh solli një sfidë të veçantë për banorët: sfida e mosreagimeve. Kjo lojë testoi durimin dhe vetëkontrollin e banorëve ndërsa produksioni përgatiti disa surpriza të papritura për t’i vënë në provë. Gjatë provës banorët duhet të qëndronin të pandikuar pavarësisht nga situatat befasuese që ndodhnin rreth tyre.

Disa ia dolën të ruanin qetësinë dhe të mos jepnin asnjë shenjë emocioni, ndërsa të tjerë e patën më të vështirë të përmbaheshin.

Banorët kanë folur për reagimet e tyre në primen e sotëm.

Gerta për hyrjen e djemve të saj: Nuk e di sesa kam qarë sot, pavarësisht se nuk i takova po digjesha nga malli për to. Faleminderit që i sollët. Kam shtrënguar dhëmbët dhe nuk lëvizja nga divani. Isha shumë e tensionuar dhe videon e pash të përlotur.

Rozana për nipin: Malli është ajo që na prek më shumë në këtë shtëpi. Faleminderit shumë që ma sollët e pata afër dhe e shijova aq sa pata mundësi nipin tim. Ka qenë një nga ditët e mia më të vështira në shtëpi.

Valbona: Ishtë një moment shumë i vështirë, doja të ikja nga ajo karrige por e përmbajtja veten. Ishte një ndër emocionet më të bukura që kam përjetuar këtu.

Danja për nipin dhe mbesën: U bë goxha koha që nuk i takoj dhe u preka shumë.

Loredana pasi dëgjoi këngën që Jozi kishte bërë për të: Emocionuese, ishte hera e parë që më është kushtuar një këngë dhe doja ta puthja si shenjë falenderimi.

Në fund banorët kishin reaguar 13 herë dhe si pasojë e kësaj çmimi i madh ulet në 39 mijë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular