HomeKryesoreVIDEO/Basha i përgjigjet Ramës: Ja ku jam, po ti pse fshihesh në...

VIDEO/Basha i përgjigjet Ramës: Ja ku jam, po ti pse fshihesh në bodrum, ku e ke Lalin, Benin, Terin?

spot_img

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reagur ndaj kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të dalë në debat të hapur.
Në një video në rrjetet sociale, Basha i thotë se ai është aktiv në takime me demokratët dhe kandidatët për zgjedhjet e ardhshme. “Ja ku jam, me Oriola Pampurin dhe Demokratët Euroatlantikë në ‘Ali Dem’. Dje isha në Tiranë, sot në Shkodër. Po ti, Ram, pse fshihesh në bodrum?” – shprehet ai.

Basha nuk kursen ironinë ndaj Ramës duke e pytur për disa prej figurave të njohura të Partisë Socialiste, të cilët disa janë në qeli dhe të tjerë në arrati. “Ku je më Ram? Po Lalin ku e ke? Po Benin ku e ke? Po Lirin ku e ke? Po Terin, po Sajen? Ku i ke mo Rame? Ec mo Ram, dil nga bodrumi, mos rri fshehur, pse ke frikë?”– përfundon ai. Kujtojmë se Rama sërish e ka sulmuar Bashën duke pyetur ku është zhdukur.

Reagimi i Lulzim Bashës:

O Rame, kishe pyt ku është Luli? Ja më ku e ke Lulin, me Oriola Pampurin, me Demokratët Euroatlantikë në “Ali Dem” jemi, takim për zgjedhjet. Sot kam qenë në Shkodër. Dje në Tiranë me kandidatë të tjerë. Këtu jemi më Ram.

Po ti ku je më Rame? Na thonë je fut në bodrum dhe thërret njerëzit, janë bë rreshtore aty. Ku je më Ram, ja ku o Luli. Po Lalin ku e ke?

Po Benin ku e ke? Po Lirin ku e ke? Po Terin, po Sajen? Ku i ke mo Rame? Ec mo Ram dil nga bodrumi, mos rri në bodrum, pse ke frikë mo Rame? Hajde dil në debat tamam, jo t’u i bë reshtore vartësve të tu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular