Gjatë një momenti, Gjesti e ka thumbuar Eglin duke sjellë një reagim prej saj.
Hyrja e papritur e Egli Takos në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” ka befasuar të gjithë banorët, pasi ajo ka sjellë një ndryshim të madh në sjelljen e saj. Konkurrentja është distancuar nga Gjesti, me të cilin ka pasur një marrëdhënie të afërt.
Egli dhe Gjesti debatojnë së bashku? “Bëhu burrë dhe…”
Gjatë një momenti, Gjesti e ka thumbuar Eglin duke sjellë një reagim prej saj.
Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua…
– i tha ajo, ndërsa Gjesti iu kundërpërgjigj duke pyetur:
A s’paskam qenë burrë a?
Ai gjithashtu e ngacmoi me një koment tjetër teksa ajo qëndronte pranë Kellyt:
Ku je more Egli Tako, e ke harruar kingin?
Artisti vijoi më pas duke i thënë:
Deshta t’i flas dy llafe me ty, por nesër.
Egli iu përgjigj me seriozitet, duke thënë:
Patjetër kur të duash.
Ky moment tregon qartë se Egli ka ndryshuar qasjen dhe lojën e saj që nga rikthimi në këtë format.