HomeSportSfida me Anglinë, ja dy variantet e formacionit kuqezi! Në “Uembli” duhet...

Sfida me Anglinë, ja dy variantet e formacionit kuqezi! Në “Uembli” duhet prapavijë solide

spot_img

A mund të rikthehet Shqipëria dhe të luajë me tre mbrojtës qendre? Patjetër që po, edhe pse është një hipotezë që hidhet përpara ndeshjes me Anglinë, ku forcat e shtuara duhen në prapavijë, por edhe e diktuar nga mungesa e Mario Mitajt dhe mospranisë së një zëvendësuesi cilësor.kombetarjaSilvinjo, gjatë drejtimit dyvjeçar në Kombëtaren shqiptare, ka provuar të luajë vetëm me sistemin që përfshin katër mbrojtës, edhe pse përballë ka pasur Italinë apo Spanjën. Por paraqitjet e fundit në Ligën e Kombeve nuk është se lanë ndonjë shije të mirë, edhe pse Kombëtarja ishte vetëm një pikë larg vendit të dytë. Ndoshta ka ardhur momenti që braziliani të bëjë një ndryshim, pse jo me tre mbrojtës qendre. Në karrierën e tij si trajner, dy ndeshje kur drejtonte Lionin në Francë, Silvinjo i ka nisur me tre mbrojtës qendre.

VARIANTI 1- Gjithmonë në mënyrë hipotetike, gazeta ka sjellë variantin e parë që trajneri ka. Skema nuk ndryshon dhe Kombëtarja luan me 4-2-3-1. Në portë Strakosha dhe mbrojtja e përbërë nga: Balliu, Ismajli ose Kumbulla krah Gjimshitit dhe majtas Aliji. Mesfusha e pandryshuar me Asllani-Ramadani-Laçi, ndërsa në krahë Asani dhe Bajrami, duke mbështetur përpara Rei Manajn.

9

VARIANTI 2- Duke parë forcat e Anglisë, Kombëtarja mund të rreshtonte edhe tre mbrojtës në qendër, me një skemë 3-4-3. Duke parë situatën e Ismajlit dhe nëse ai nuk ia del, gati është Ajeti që me Kumbullën dhe Gjimshitin do të formonin një repart solid. Aq tunduese, por edhe e rrezikshme, pasi lojtarët anësorë duhet të ndihmojnë mbrapa në fazën mbrojtëse. Balliu në krahun e djathtë dhe Aliji majtas. Alternativë mund të jetë edhe Laçi në krahun e majtë, duke qenë se energjitë e tij nuk mbarojnë kurrë dhe duke pasur përballë Anglinë, e cila pritet të qarkullojë topin në shumicën e kohës, detyrat e tij do të jenë mbrojtëse me shumë mundësi. Qendra do të formohej nga Asllani dhe Ramadani, ndërsa treshja përpara mbetet e pandryshuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular