Ditën e djeshme ka mbizotëruar qetësia në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Banorët kanë diskutuar dhe debatuar me njëri-tjetrin, por pa e ngritur zërin dhe pa bërë ofendime.
Gerta në një moment i drejtohet Gjestit duke i thënë se ‘po i kopjon lojën’ dhe këtë mendim e kishte dhe Jozi, i cili shtoi:
“Po u mundua të bëjë lojën e Rozanës dhe doli dështak. E tha më mirë të vjedh të Gertës”.
“Mos kopjo lojën time Gjesti, bëj një lojë tjetër, tënden. Dakord? Se po bën komplet lojën time, nga fillimi deri në fund. Ke 2-3 ditë që bën lojën time”, i tha gazetarja Gjestit që menjëherë iu përgjigj:
“Po bëj spektatorin si ti?”.
“Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo…”/ Mardiola Baco: Pas BBV Egli do prodhojë vetëm dramë
Pjesë nga biseda:
Gerta: Gjest, po kopjon lojën time
Jozi: Origjinal, krejt si ti është duke luajtur
Gerta: Identik, apo jo? E kam gabim?
Jozi: Jo, aspak
Gerta: Identik. Ngaqë nuk di ça të bëjë tjetër, kopjon lojën time.
Jozi: Po u mundua të bëjë lojën e Rozanës dhe doli dështak. E tha më mirë të vjedh të Gertës.
Gerta: Mos kopjo lojën time Gjesti, bëj një lojë tjetër, tënden. Dakord? Se po bën komplet lojën time, nga fillimi deri në fund. Ke 2-3 ditë që bën lojën time.
Gjesti: Po bëj spektatorin si ti?
Gerta: Jo nuk jam spektatore
Gjesti: Atë loje ke ti, spektatore