Si asnjëherë më parë, Rozana dhe Gerta kanë patur një bisedë shumë të qetë ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Gazetarja i është afruar në një moment këngëtares dhe e ka pyetur atë në lidhje me raportin e saj me Laertin dhe Valbonën.
“Nuk më intereson fare as Laerti dhe as Valbona. Ai se do atë, ajo do vetëm emrin e Laert Vasilit”, tha Rozana.
“Kam përshtypjen se ti do që të ndahen më shumë, në lojë them”, shton më pas Gerta.
“Mua as më forcojnë dhe as më dobësojnë”, iu përgjigj Rozana.
“Ndihet shumë i lirshëm pa…”/ Mardiola Baco për Gjestin: Vazhdo dhe luaj deri kur Egli të…
Pjesë nga biseda:
Rozana: Nuk më intereson fare as Laerti dhe as Valbona. Ai se do atë, ajo do vetëm emrin e Laertit
Gerta: Ti si lojtare si i shikon në raport me
Rozana: Këtë që po bëjnë ata nuk i shoh fare. Se robi merr një vendim, sidomos në moshën e Laertit. Ne jemi më të saktë të vendosim në këtë moshë që kemi tani. Si vendos në këtë moshë ti? A merr vendime më shpejt tani?
Gerta: Marr vendime, po nuk e kam në lidhje me ata të dy. Thjesht e kam në raport me ty si lojtare kaq.
Rozana: Mua as më forcojnë dhe as më dobësojnë. Unë se kam bërë lojën me të. Ka thënë 7, 8, 9 kafe, e ka nisur Laerti, jo unë
Gerta: Të dy keni thënë gjëra të ndryshme
Rozana: Kam bërë shaka, i kam mbajtur këngën, siç mund t’ja mbaja kujtdo
Gerta: Kam përshtypjen se ti do që të ndahen më shumë
Rozana: Pse?
Gerta: Them në lojë, dashuri të vërtetë nuk ka këtu, nuk ekziston
Rozana: Kam gënjyer gjë te kjo histori? Fare s’më interesojnë.