Është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të kompanisë “CFO Pharma” të biznesmenit Nadir Çausholli gjatë natës.

Raportohet se në drejtim të godinës, e cila ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës është qëlluar me breshëri plumbash.
Sipas burimeve, drejt fasadës së “CFO PHARMA” janë qëlluar rreth 20 plumba.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje, ndërsa nuk ka ende një njoftim nga policia mbi ngjarjen.
Ndërkohë në pamje shihen shenjat e plumbave në fasadën e biznesit të Nadir Çaushollit.




