HomePolitike“Kandidatin më të votuar të Tiranës e hëngri bufi”- Rama për Kavajën:...

“Kandidatin më të votuar të Tiranës e hëngri bufi”- Rama për Kavajën: Mileti demokratik atje duhet ta marrë si një ofendim! S’ka më PD, por kënetë

spot_img

Kryeministri Edi Rama, ka folur për Kavajën, duke thënë se kur iu besua PS, u rilind, ndërsa theksoi se qytetarëve nuk duhet t’u gënjejë mendja se do ta fitojë PD-ja në zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha se demokratët atje duhet ta marrin si ofendim votimin e PD-së, pasi sipas tij Sali Berisha nuk futi në listë kandidatin më të votuar të Tiranës në primare, që ishte Hysen Kadiu i zonës së Kavajës.

“Mileti demokrat i Kavajës duhet ta marri si një ofendim, se u çuan demokratët e Kavajës, votuan për pseudo primarët, nxorën kandidatin më të votuar në Tiranë dhe në fund, tak e hëngri bufi. Ua hëngri bufi kandidatin”, tha ai.

Rama: Mos të të rrejë mendja ty se me bufin e kënatës ka një shans Kavajë. Fatmirësisht në Kavajë e treguam çfarë dimë të bëjmë. E rilindëm Kavajën, kur na u dha mundësia. Kishte vetëm pluhur, njerëz që shisnin fara dhe të gjithë të tjerët që  shihnin nga qielli, pa ujë, pa drita, pa punë. Sot, Kavaja është bërë qytet sepse u bë kur na u dha ne besimi. Kjo është e vërteta dhe kjo e vërtetë nuk mund të mohohet.

Mileti demokrat i Kavajës duhet ta marri si një ofendim, se u çuan demokratët e Kavajës, votuan për pseudo primarët, nxorën kandidatin më të votuar në Tiranë dhe në fund, tak e hëngri bufi. Ua hëngri bufi kandidatin. Doni ta keni bufin në Kavajë, që vjen njëherë në dy vjet atje, vjen me ato flakët, ngre dy gishtat dhe pastaj mirupafshim. Mbajeni. Por kjo punë nuk është kështu. Dhe për më tepër në zgjedhjet e 11 majit, nuk është çështje partish. Nuk ka thasë mielli, por pasaportë. Do të shosh njëherë si burrë me mustaqe, që të mos të të nxjerrin anash. E pra voto PS, se s’ke rrugë tjetër. Voto PS për veten tënde. S’ka PD, por kënetë. Nuk ka demokraci atje, ka një buf kënete dhe e pe vetëm me primaret.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular