HomeOP EDBujar Leskaj: Mirënjohje për studiuesin Enver Memisha (Lepenica) dhe veprën e tij...

Bujar Leskaj: Mirënjohje për studiuesin Enver Memisha (Lepenica) dhe veprën e tij kushtuar avokatit nacionalist , Dr.Skënder Muço…

spot_img

Nga Fjala e Bujar Leskajt dje, 17 mars 2025, në Kuvend…

Studiuesi I dytë në të cilën doja të përqëndrohesha në këtë seancë të fundit, është studiuesi I apasionuar I historisë së nacionalizmit shqiptar z.Enver Memishaj Lepenica, I cili në vitin 2024, vitin e 80 vjetorit të çlirimit, pruri një studim monografik të veçantë mbi luftëtarin e shquar antifashist avokatin Skënder Muço.

Avokati Skënder Muço, i lindur më 1900 në Tragjas është një nga personalitetet e Luftës së Dytë Botërore, personalitet i organizatës së Ballit Kombëtar dhe themelues I Partisë Social Demokrate.

Në këtë vepër, studiuesi Memisha Lepenica vlerëson jo vetëm jetën dhe veprën e një luftëtari të shquar antifashist dhe themelues I organizatave politike por I jep një pasqyrë të gjallë të gjithë zhvillimeve politike në vitet 1941 dhe 1944. Kujtoj këtu që avokat Skënder Muço është dënuar nga Zogu si pjesëmarrës në lëvizjen e Vlorës në vitin 1932, është dënuar nga fashizmi Italian në 1941 me sekuestrim dhe djegie shtëpie nga fashistët, është dënuar nga komunistët si kryetari I organizatës nacionaliste të Ballit Kombëtar, dhe u pushkatua nga nazistët si një aleat I fortë I qënësishëm, I konsiderushëm I misionit anglo-amerikan që zhvillonte veprimtarinë e tij në qytetin e Vlorës dhe në rrethinat e Vlorës. Skënder Muço është një figurë simbol e luftës antifashiste, e Luftës së Dytë Botërore, është një nga pjesëmarrësit në Konferencen e Mukjes, ka themeluar dhe gazetën “Zëri I Lirisë” sëbashku me të paharruarën, simbolin e femrës shqiptare Musine Kokalari. Gjithashtu në vitin 1942 sëbashku me patriotin, ballistin e shquar Hysni Lepenica krijuan çetën e parë antifashiste në Vlorë, çetë e cila morri pjesë në të gjitha aksionet që janë zhvilluar në qytetin e Vlorës, sëbashku me forcat e tjera nacional-çlirimtare .

Është një studim I plotë, është një studim të cilin ne do ta promovojmë në Vlorë, të lartësojmë këtë vepër, në veçanti avokatin e shquar, antifashistin nga fshati Tragjas I Vlorës, simbol I nacionalizmit, simboli dhe bashkëpunëtori I parë I forcave perëndimore në Shqipëri, anglo-amerikanëve, avokat Skënder Muco.

****

Do kem rast, në seancat e radhës, që të flas dhe për shkrimtaren e shquar vlonjate Vilhelme Vranari Haxhiraj, së cilës në 8 mars në Vlorë I promovuam romanin e saj të fundit; ka një vepër me mbi 40 vepra letrare, si dhe për studiuesin e shquar vlonjatë, hartuesin e një sërë fjalorëve Profesor Eshref Ymeri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular