HomeKronikeShtëpi bari në Laknas/ Bien në pranga vëllezërit dhe punonjësi i OSHEE,...

Shtëpi bari në Laknas/ Bien në pranga vëllezërit dhe punonjësi i OSHEE, nën hetim babai

spot_img

Tre persona kanë rënë në pranga pasi një shtëpi bari u zbulua në Laknas.

Dy vëllezër kishin përshtatur banesën me llamba për kultivimin e kanabisit.

Shkëlqim Matraxhi, 38 vjeç dhe Fatmir Matraxhi, 28 vjeç ranë në pranga, ndërsa babai i tyre u vu nën hetim Z. M., 66 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari të paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.

Në vijim të hetimeve, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi Endrit Paja, 29 vjeç, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular