Lulzim Basha drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik ka nisur daljen ne terren duke takuar strukturat dhe ndezur motorret elektoral per fushaten e zgjedhjeve parlamentare te 11 majit. Pas takimit ne Laprake, sot z.Basha sot do te behet prezantimi i kandidatëve të Koalicionit Euroatlantik për deputet të Njësisë 11 ne zonen e Institutit Bujqesor!
Lajmin e jap kryerari i deges se Koalicionit Euroatlanik dega nr.11 Tirane Neritan Vladi ne rrjetin social FB
Statusi i Neritan Vladit ne FB
Të nderuar miq, bashkëpunëtorë dhe mbështetës të Koalicionit Euroatlantik!
Duke ju falenderuar për qëndresën dhe kontributin e dhënë deri më tani, ju njoftojmë që ditën e nesërme, ora 19:00 do të zhvillohet prezantimi i kandidatëve të Koalicionit Euroatlantik për deputet të Njësisë 11!
Takimi do të zhvillohet në katin e dytë, tek ura e Insistutit, sipër “Big Market”.
Jeni të ftuar të na bashkoheni për të ndezur zyrtarisht motorët e fushatës për datën 11 Maj 2025!
Në komentin e parë do të gjeni dhe link-un e vendndodhjes.
Me respekt,
Neritan Vladi
#KoalicioniEuroatlantik
#ShqipëriaMeritonMëShumë