HomeBotaNatë e tensionuar në Stamboll, protestuesit kundër arrestimit të Imamoglu përplasen me...

Natë e tensionuar në Stamboll, protestuesit kundër arrestimit të Imamoglu përplasen me policinë

spot_img

Protestuesit në Turqi janë përplasur të shtunën mbrëma me forcat e policisë para Kuvendit Komunal në Stamboll, në natën e katërt të protestës kundër arrestimit të kryetarit të bashkisë, Ekrem Imamoglu.

Përplasja ndodhi pasi Imamoglu, që është rivali kryesor politik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, u mor në pyetje nga prokurorët në një gjykatë të Stambollit, nën akuzat për korrupsion dhe për lidhje me organizata terroriste.

Turma e protestuesve nisi të mblidhet para objektit të Kuvendit Komunal në orët e mbrëmjes për ta demonstruar mbështetjen për Imamoglu. Një tjetër turmë u mblodh para gjykatës, ku lideri opozitar po mbahet. Prokurorët e morën në pyetje Imamoglun për afro 5 orë.

Kryetari i Stambollit i ka hedhur poshtë akuzat për aferat korruptive dhe për lidhjet e tij me organizatën terroriste kurde, PKK.

Arrestimi i tij në fillim të javës i intensifikoi protestat në disa qytete të Turqisë, me ç’rast në mbrëmjen e së premtes u arrestuan 343 protestues.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular