HomeEkonomiPensionet me Italinë, më në fund realitet - Botohet ne gazetën zyrtare...

Pensionet me Italinë, më në fund realitet – Botohet ne gazetën zyrtare aprovimi i marrëveshjes sociale Shqipëri – Itali

spot_img

Më në fund realitet marrëveshja e pensioneve me Italinë. Në Gazetën zyrtare italiane është botuar marrëveshja sociale mes dy vendeve. Pas firmosjes së fundi nga ministri italian i drejtësisë, marrëveshja u botua në Fletoren Zyrtare këtë të premte.

Një ditë historike, e ka cilësuar ekipi i Diaspora ’91-19 AINAP, duke falenderuar gjithë ekipin që punoi për finalizimin me sukses të marrëveshjes për sigurimet shoqërore. Falenderim special, Diaspora ’91-19 ka bërë për SCAN tv, si dritaren që i ka mbështetur në cdo hap që prej nëshkrimit të marrëveshjes Hasani – Tajani, për ndjeshmërinë ndaj kësaj kauze kaq të rëndësishme për mijëra qytetarë.

Nga kjo marrëveshje, përfitues janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj dhe rreth 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese.

Bazuar në këtë marrëveshje, shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali apo italianët që jetojnë në Shqipëri, do të përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjēsve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi e barrë lindja, si dhe sigurimin e papunësisë.

I ftuar në SCAN Live, presidenti i Diaspora ’91-19 ing.Esat Balla, së bashku me anëtaren e kryesisë znj.Greta Idrisi Balla, kanë thënë për Scan TV se:

Ligji që njeh marrëveshjen, hyn në fuqi dhe i jep mundësi shtetit italian, që t’i thotë shtetit shqiptar që marrëveshja është aprovuar. Kjo do të ndodhë në fillim të Majit dhe më pas firmoset marrëveshja administrative mes dy shteteve e bërë funksionale. Pensioni merret nëse plotësohen kushtet, çdo shtet ka kushtet e veta. Pensioni fillon nga data e kërkimit. Falenderim për çdo kontribues në këtë projekt të rëndësishëm që tashmë është bërë realitet’‘.

Me këtë marrëveshje, personat që janë në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore respektive (shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri), duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që ka derdhur kontributet.

Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu. Marrëveshja për pensionet e firmosur me Shqipërinë, do t’i kushtojë buxhetit italian 12 milionë euro në vitin parë të zbatimit dhe përfitues në vitin e parë, pritet të jenë 1387 persona.

Të dhënat tregojnë se në total deri në vitin 2020, janë 433,789 shtetas shqiptarë, që kanë paguar sigurimet shoqërore në Itali.

Para nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë numri i qytetarëve, që do trajtohen me pension parashikohej të ishte 4727 persona me një kosto në buxhet 39.6 milionë euro, ndërsa pas firmosjes së marrëveshjes ky numër u rrit në 6114 në vitin 2025 me një efekt buxhetor 51.6 milionë euro. Pra, parashikimi ishte që skemës t’i shtoheshin 1387 persona, me një rritje buxhetore 12 milionë për këtë vit.

Këtu përfshihen edhe ata persona që trajtohen me ligjin nr. 189 të vitit 2002, i cili ju jep mundësi emigrantëve shqiptarë që të përfitojnë pension, por me kushtin e riatdhesimit, pra kthimin e tyre në Shqipëri.

Marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë, ju jep mundësinë emigrantëve shqiptarë, që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular