Drejtuesi politik i PD Qarku Vlorës Bujar Leskaj ka prezantuar kandidatët për deputët në Sarandë Konspol dhe Finiq. Zoti Leskaj fillimisht të premten më 21.03.2025, së bashku me Drejtuesin e fushatës në Vlorë dhe njëherazi kandidatin për deputet, z. Atird Hoxha, si dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, Dega Delvinë, z. Erigers Hamiti prezantuam në Kryesi kandidatët për deputetë, znj. Matilda Qurku dhe z. Skënder Muço. “Diskutimet u përqendruan në disa pika të programit dhe në aspektet organizative që lidhen me funksionimin e shtabeve për secilin kandidat. Gjatë këtij takimi u dakorduam që brenda javës së ardhshme të zhvillojmë një takim masiv, ku do të prezantojmë ekipin e plotë të kandidatëve me pjesëmarrjen e demokratëve dhe simpatizantëve të PD–Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.
Në të njëjtët ditë z.Leskaj së bashku me Drejtuesin e fushatës në Vlorë dhe njëherazi kandidatin për deputet, z. Atird Hoxha, Kryetarin e Partisë Demokratike, Dega Sarandë, z. Shpëtim Ahmeti, dhe Sekretarin Politik të Degës, z. Ibrahim Barjami, prezantuan në Kryesi kandidatët për deputetë, znj. Matilda Qurku dhe z. Skënder Muço, për zonën Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq. Sipas z.LEskaj kryesia e degës njëzëri shprehu mbështetjen për kandidatët, besimin në fitore dhe angazhimin maksimal për të punuar për triumfin e 11 majit. Në mbledhje diskutuan Kryetari i Degës Sarandë, z. Shpëtim Ahmeti, Sekretari Politik, z. Ibrahim Barjami, ish-kryetarja e PD Sarandë, znj. Manjola Cikuli, si dhe një nga themeluesit e degës, z. Gogo Kolagji. Gjithashtu, përshëndetën Kryetarët e Degëve Finiq, Shkëlqim Iljazi, dhe Konispol, Farudin Lame. Brenda kësaj jave, Kryesia e Degës PD Sarandë, deputetja e Sarandës dhe drejtuesja e grupit të punës për Sarandën, znj. Ina Zhupa, së bashku me kandidatët, znj. Matilda Qurku dhe z. Skënder Muço, do të organizojnë një takim masiv me pjesëmarrjen e demokratëve dhe simpatizantëve të PD–Aleancës për Shqipërinë Madhështore.