Dita e sotme do të jetë me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat malore temperaturat do të luhaten nga 5 në 13 gradë, në zonat e ulëta dhe në bragdet nga 10 në 20 gradë. Era nga kuadrati i lindjes do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 8m/s. Valëzimi në det do të jetë deri në 2 ballë.

