Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se procedura për mbylljen e TikTok në telefonat SMART ka përfunduar, ndërsa ka paralajmëruar që të mos përdoren VPN-të falas për hapjen e rrjetit social.
Rama u shpreh se përdorimi i VPN është shumë i rrezikshme sepse “dihet botërisht se hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit”.
Kryeministri i kërkoi që të durojnë edhe pak kohë pa TikTok, duke u shprehur se përfaqësues të kompanisë do të vijnë së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë.
Edi Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat Smart. Të gjithë ta dinë që mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme sepse dihet botërisht se hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit.
Duroni pa TikTok disa kohë deri kur të përfundojnë edhe programin e përbashkët kompaninë TiKTok e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët në mënyrë që të gjithë të jeni të lumtur, kompania, prindërit, fëmijët, mësuesit por edhe ne.