HomePolitike"Një vit nga inagurimi", Sabah Sheta: Banorët e prekur nga tërmeti në...

“Një vit nga inagurimi”, Sabah Sheta: Banorët e prekur nga tërmeti në Krujë ende nuk kanë hyrë në banesa!

spot_img

Nga Sabah Sheta
Të nderuar vellezer dhe motra krutanë!
Dua të denoncoj sot mashtrimin qeveritar sa i përket sistemimit të banorëve të prekur nga tërmeti dhe nxjerr në pah një premtim të pambajtur nga Edi Rama. Kam bërë detyrën duke denoncuar këtë gjë disa herë, jo vetëm si përfaqësues politik, por dhe si qytetar, e siç duket gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër. Për turpin e pushtetit kemi parë spektakël propagandistikë, fshirje rrugësh dhe pastrim koshash meqë do vinte padishahu, është bërë një inagurim për përfundimin e pallateve, por sërish sot jemi në vendnumëro!

Strehimi i banorëve të prekur nga tërmeti në Krujë po kthehet në një teatër. Ka kaluar 1 vit nga inagurimi të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore ende nuk kanë hyrë në shtëpitë e tyre. Kujtojmë shfaqjet e disata të kyeministrit Rama në Krujë, parakalimin me kamera mes qytetit turistik dhe historik dhe sot që flasim banorët janë ende në rrugë të madhe! Qytetarët ndonëse në kushte të vështira ekonomike, po jetojnë me qera ku as bonueset nuk iu jepen më. Kjo që po ndodh është e patolerueshme dhe nevojitet reagim i menjëhershëm. Përsa po denocoj, duket qartë që kryeministri nuk është aspak i interesuar për hallet e banorëve që nuk po futen në shtëpi. E gjitha ka qenë propogandë, por ja që vjen dita që del zbuluar.

Dega e Demokratëve Euroatlantikë Krujë, i bën thirrje pushtetit vendor dhe atij qendror që të futin banorët në banesat e tyre. Duke të japin një përgjigjie përse po ndodh kjo?!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular