HomePolitikeTaulanda Jupi: Rinia duhet të përfshihet me vizionin dhe kontributin e tyre...

Taulanda Jupi: Rinia duhet të përfshihet me vizionin dhe kontributin e tyre real në vendimmarrjen për ndryshim. Koha është tani!

spot_img

Nga Taulanda Jupi
Rinia duhet të përfshihet me vizionin dhe kontributin e tyre real në vendimmarrjen për ndryshim.

Koha është tani!

Në zyrën time elektorale sot, u takova me të rinj, studentë që nuk kërkojnë thjesht premtime, por një Shqipëri që i vlerëson, i fuqizon dhe u jep arsye për të qëndruar.

Ata nuk duan të trajtohen më si statistikë. Ata janë energjia, talenti dhe e ardhmja që po lind. Dhe me ta, ndamë një vizion të qartë: një Shqipëri që nuk i largon, por i përgatit, i punëson dhe i mbështet për të ndërtuar vendin e tyre.

– 25,000 të rinj do të trajnohen në teknologji nga ekspertët më të mirë të SHBA-së dhe BE-së.

– 10,000 studentë ekselentë do të kenë çdo vit praktika pune të paguara.

– ⁠Do të heqim 1,000 euro nga barra fiskale për çdo të ri nën 30 vjeç që punon me kontratë afatgjatë.

– ⁠Bizneset që punësojnë të rinj në teknologji dhe fushat inxhinierike do të përjashtohen nga tatimi për 3 vitet e para.

– ⁠Do të subvencionojmë për një vit pagën e plotë për profesionistët shqiptarë që rikthehen nga jashtë.

S’ka më kohë për politika të dobëta që shpërblejnë nepotizmin. Shqipëria nuk ka nevojë për ngushëllime, por për veprim dhe vizion. Dhe kjo është rruga që do ndjekim me guxim, me parime dhe me besim te rinia jonë.

✅Voto Taulanda Jupi

✅ Voto #4 – Koalicioni Euroatlantik

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular