HomeSportE BUJSHME/Barcelona vëzhgon Edon Zhegrovën, ylli i Kosovës spikati këtë sezon në...

E BUJSHME/Barcelona vëzhgon Edon Zhegrovën, ylli i Kosovës spikati këtë sezon në Champions

Edon Zhegrova do të largohet nga Lilë në verë, megjithatë ende nuk dihet se ku do ta vazhdoj karrierën.

Gazeta “SPORT” raporton se ai është në radarët e Barcelonës pasi e kanë monitoruar nga afër sulmuesin e Kosovës.

Skautët e Barcelonës kanë qenë veçanërisht të fokusuar te Zhegrova, të impresionuar nga paraqitjet e tij këtë sezon, veçanërisht në Ligën e Kampioneve, ku luajti rol kyç në fitoret ndaj Real Madrid dhe Atletiko Madrid.

Talenti i tij e ka bërë atë një nga lojtarët më të spikatur të sezonit dhe Barcelona e sheh atë si një shtesë të mundshme për të forcuar sulmin e tyre.

Rikujtojmë që edhe Zhegrova ka shprehur prej kohësh admirimin e tij për klubin blaugrana.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular