HomePolitikeFOTOT+VIDEO/Supertakim i Bashës, ”shpërthen” Njësia 12 në Tiranë krah kandidatit Abas Tafa. Ja...

FOTOT+VIDEO/Supertakim i Bashës, ”shpërthen” Njësia 12 në Tiranë krah kandidatit Abas Tafa. Ja vlerësimi i Drejtuesit politik për kandidatin Tirons

Advertismentspot_img

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha ishte dje mes strukturash të Koalicionit Euroatlantik dega nr.12 Tiranë ku prezantoi kandidatin Abas Tafa, i cili që do të përfaqësojë Njësitë Administrative të Zall-Bastarit, Dajtit, Qesarakës, Zall-Herrit, Shëngjergjit. Ishte ky një nga takimet me pjesëmarrjen më të madhe të deritanishme të Lulzim Bashës ku siç duket strukturat e kësaj dege janë efektive e tejet të organizuara për të punuar për fitoren e Koalicionit Euroatlantik. Në fakt kjo degë ka qenë një prej degëve më aktive të Partisë Demokratike ku shpesh Lulzim Basha siç dhe e theksoi në këtë takim në ato momentet më të vështira të përplasjes së familjes politike gjente mbështetjen e pakufizuar. Takimi i djeshëm ishte një konfirmim i qartë i kësaj mbështetje, tashmë për Koalicion Euroatlantik, ku anëtarë dhe qytetarë të këtyre zonave do të jenë në mbështetje të kandidati Tafa me qëllim fitoren e Koalicionit Euroatlantik.
Zoti Tafa si sekretar dege i PD dhe sot Koalicionin Euroatlantik si dhe kandidat për deputet sot ka aty mbështetjen e pakufizuar të miqve të tij, bashkërrugëtarëve të derisotëm Arben Shkoza, Fredi Loka etj, por dhe të çdo anëtari të strukturës si dhe bashkëqytetarëve të tij. Në këtë takim Lulzim Basha bëri thirrje të votohet deputeti që do të jetë në kontakte të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke nënkuptuar Abas Tafën njërin prej tyre, që është çdo ditë krah tyre. Duke vlerësuar qëndresën e Abas Tafës dhe miqve të tij në këtë rrugëtim idealist, si dhe të pranishmeve në sallë, Lulzim Basha bëri thirrje të votohet njeriu që do ec për qytetarët duke e çuar në Kuvendin e Shqipërisë si syrin, zërin, veshin, mendjen dhe zemrën e tyre. Zoti Basha pohoi i bindur që ishte caktuar tashmë prej tyre Abas Tafa deputet, nisur nga përkushtimi i tij i jashtëzakonshëm ndaj komunitetit, nisur nga koha, pasioni dashuria që ka demonstruar për bashkëqytetarë e tij, nisur nga këmbëngulja për të qëndruar stoik edhe atëherë kur ofertat nuk kanë munguar për t’i ul kokën dhe për t’i kthyer në shërbëtorë të interesit personal. Zoti Basha shprehu kënaqësinë dhe privilegjin që të prezantojë në emër Koalicionit Euroatlantik para strukturave të te degës nr.12 kandidatin dhe deputetin e ardhshëm Abas Tafa. Sipas Bashës mënyra më  mirë për të lidhur sot kandidatin dhe deputetin nesër me hallet e qytetarit është për t’i parë hallet dhe problemet dhe për t’i kthyer në të tijat, për të luftuar dhe kthyer shqetësimet në preokupimin e tij të përditshëm, për të kuptuar shpresat dhe ëndërrat e rinisë.  Zoti Basha bëri thirrje për t’u bashkuar dhe me të gjithë të tjerët që duan një Shqipëri që së pari i jep shpresë rinisë së vet, ndaj kandidatët e Koalicionit Euroatlantik shkojnë në Kuvendin e Shqipërisë në një listë të hapur më votën qytetare për tu shërbyer atyre dhe se listat e mbyllura janë kazerma politike të kryetarëve për t’u mbrojtur nga SPAK.
Në fjalën e tij kandidati Tafa ndër të tjera shprehu mirënjohje për strukturat që i besuan kandidimin dhe i falënderoi për mbështetjen. Zoti Tafa theksoi se vendosi të kandidoj për Koalicionin Euroatlantik duke parë vlerat që përfaqëson ky formacion politik dhe me qëllimin që veç kontributi të arsim të jap kontribut dhe në politik duke përfaqësuar banorët e zonës nga vjen. Abas Tafa, lindur e rritur në Zall-Bastar Tiranë, me arsim të lartë, i diplomuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë profili “ Gjuhë Letërsi për Arsimin e Mesëm”, prej 21 vitesh punon në Arsim, drejtues i Shkollës Mesme të Bashkuar “Bahri Nela” Zall-Bastar Tiranë, 12 vjet anëtar i Këshillit dhe i Qarkut Tiranë i Partisë Demokratike, për 30 vjet në poste drejtuese i kësaj force politike në ditë të mira dhe të këqija me të afër e miq shokë i kudondodhur në çdo moment i gatshëm ndaj tyre!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular