HomeSocialeWIZZ AIR feston 8-vjetorin në Shqiperi: Ja fluturimet drejt 46 destinacioneve në...

WIZZ AIR feston 8-vjetorin në Shqiperi: Ja fluturimet drejt 46 destinacioneve në Evropë këtë verë

spot_img

Tiranë, 7 Prill 2025 – Wizz Air, linja ajrore më miqësore ndaj mjedisit në rajonin EMEA në Evropë[1], shënoi dje vitin e saj të 8-të të operimit në Shqipëri, duke prezantuar gjithashtu itineratin më të madh veror. Që nga nisja e operimeve në Shqipëri në vitin 2017, Wizz Air është bërë linja ajrore kryesore në vend, duke kontribuar në rritjen e turizmit, zgjerimin e rrjetit dhe zhvillimin ekonomik.

Wizz Air do të operojë itinerarin më të madh për sezonin veror nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) në vitin 2025, duke forcuar pozicionin e saj udhëheqës në treg. Këtë verë, kompania do të operojë fluturime drejt më shumë se 46 destinacioneve në Evropë dhe më gjerë, duke i ofruar udhëtarëve shqiptarë mundësi të përballueshme dhe të përshtatshme si për udhëtime turistike, ashtu edhe për udhëtime biznesi. Disa nga destinacionet kryesore përfshijnë:

  • Itali: Milano (Bergamo, Malpensa), Romë (Fiumicino), Bologna, Bari, Napoli, Venecia dhe të tjera
  • Gjermani: Berlin, Dortmund, Frankfurt Hahn, Stuttgart dhe të tjera
  • Francë: Paris (Beauvais), Lyon, Nice
  • Spanjë: Barcelona, Madrid, Valencia
  • Mbretëria e Bashkuar: Londër Luton
  • Greqi: Athinë
  • Hungari: Budapest
  • Emiratet e Bashkuara Arabe: Abu Dhabi
  • Destinacione të tjera: Poloni, Belgjikë, Holandë, Suedi, Austri, Çeki, Norvegji

Me më shumë se 4.4 milionë ulëse në avion të disponueshme nga dhe drejt Shqipërisë midis prillit dhe tetorit 2025, Wizz Air po forcon angazhimin e saj për të ofruar udhëtime ajrore të drejtpërdrejta dhe të aksesueshme për shqiptarët. Kompania ka operuar tashmë pothuajse 3,600 fluturime nga dhe drejt bazës së saj në Tiranë këtë vit, duke transportuar mbi 745,000 pasagjerë, me një normë përfundimi prej 100% dhe një performancë në kohë prej 84.9%.

Suksesi i Wizz Air në Shqipëri gjatë tetë viteve të fundit ka qenë i jashtëzakonshëm. Kompania ka zgjeruar ndjeshëm rrjetin e saj, duke ofruar fluturime të përballueshme drejt destinacioneve të njohura si Milano, Vjenë, Romë dhe Londër, si dhe linja të reja përfshirë Valencia, Leipzig dhe Salerno. Me rritjen e shpeshtësisë së fluturimeve dhe shtimin e destinacioneve të reja, Wizz Air ka kontribuar në rritjen ekonomike të Shqipërisë, zgjerimin e turizmit dhe krijimin e vendeve të punës në sektorin e aviacionit.

“Të festojme 8 vite operime në Shqipëri është një moment i rëndësishëm për Wizz Air,” u shpreh Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimeve Korporative në Wizz Air. “Kemi punuar pa u lodhur për t’u ofruar udhëtarëve shqiptarë mundësinë për të eksploruar destinacione të ndryshme me fluturime cilësore dhe të përballueshme. Angazhimi ynë mbetet i fortë ndërsa vazhdojmë të zgjerojmë rrjetin tonë dhe të përmirësojmë zgjerimin e rrjetit midis Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës, e më gjerë.”

Wizz Air mbetet e përkushtuar për të zgjeruar më tej rrjetin në Shqipëri dhe për të ofruar përvoja udhëtimi të përballueshme dhe të rehatshme për pasagjerët.

Për më shumë informacion mbi linjat dhe ofertat e biletave, vizitoni wizzair.com.


[1] Sipas CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2024

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular