HomeSportArsenali turpëron Realin, tre supergola vendosin ndeshjen çerekfinale në Champions

Arsenali turpëron Realin, tre supergola vendosin ndeshjen çerekfinale në Champions

spot_imgspot_img

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e dytë.

Të tre golat e Arsenalit do të mbahen mend gjatë nga tifozëri vendëse në “Emirates Stadium”. Deklan Rajs ishte vendimtar me dy goditjet e dënimit që ktheu në gol.

Fillimisht në minutën e 58-të dhe më pas në minutën e 70-të. Arsenali nuk u mjaftua me kaq, pasi Merino shënoi në përfundimin e një aksioni model.

Reali nuk bëri asgjë për të ndryshuar fatin e sfidës në Champions. Skuadra e Ançelotit e mbylli me 10 lojtarë, pasi Kamavinga u largua me karton të kuq në fundin e sfidës.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

ARSENAL 3-0 REAL MADRID

58′, 70′ Rajs, 75′ Merino

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular