Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Bajern Mynihun.
Skuadra italiane është mbrojtur me rregull përballë bavarezvëe duke i lejuar raste me pikatore, ndërsa gjeti avantazhin me një gol spektakolar të Lautaro Martinez.
Vendasit vonuan në reagimin e tyre dhe ishin lehtësisht të kontrollueshëm nga italianët në iniciativat sulmuese. Por si për ironi të fatit, “i larguari” Tomas Myler ishte ai i cili u mundua të kthente në lojë skuadrën e tij teksa shënoi golin e barazimit në minutat e fundit.
Por një pavëmendje e prapavijës së vendasve u kushtoi shtrenjtë, pasi Fratesi gjeti hapësirën për të shënuar golin e 2-1, që i jep Interit një avantazh të rëndësishëm për sfidën e kthimit në “San Siro”.
BAJERN MYNIH-INTER 1-2
85′ Myler / 38′ Lautaro Martinez, 88′ Fratezi