HomeLifestyleOlsi Bylyku mbërrinë në shtëpinë e Big Brother VIP, një surprizë e...

Olsi Bylyku mbërrinë në shtëpinë e Big Brother VIP, një surprizë e papritur për Egli Takon

spot_img

Përveç ballafaqimeve, diskutimeve dhe përplasjeve për shkak të këndvështrimeve të ndryshme, shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, nuk resht së surprizuari publikun me historitë e treguara, të cilat shpesh kanë frymëzuar shikuesit e këtij programi. Histori që na bëjnë ta shohim botën ndryshe dhe me më shumë pozitivitet.

Një surprizë e papritur për banoren e Big Brother VIP, Egli Tako, mbrëmjen e sotme. Ish-partneri i saj, Olsi Bylyku ka mbërritur në shtëpinë më të famshme për të shprehur konsideratën që ka për artisten.

Pavarësisht, ndarjes së rrugëve të jetës, dyshja vijojnë të ruajnë respektin reciprok, duke mos hezituar të shprehin vlerësimin për njëri-tjetrin.

Jam shumë falenderues për të gjitha fjalët e mira që Egli ka thënë në adresë time, dhe ajo është konshiente që unë gëzoj po të njëjtin vlerësim për të. Në këtë fazë të lojës që është Egli ndoshta duhet ta dijë këtë gjë. Doja që pse jo, t’ja thoja përballë këtë gjë”- tha Olsi para takimit me të.

Marrëdhënia mes Eglit dhe Olsit është një nga ato rastet tipike ku ne mund të jemi dashamirës, të dashur, të mirë me njëri-tjetrin, pavarësisht se rrugët tona të jetës ndahen.

Por si do ta presë Egli këtë surprizë?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular