Nga Orjola Pampuri/Kandidate e Koalicionit Euroatlantik Qarku Tiranë
Integrimi europian duhet të shënojë fundin e pandëshkueshmërisë. Ky proçes nuk mund të ecë përpara pa vendosur një fund të qartë ndaj kulturës së të paprekshmëve.
Nuk ka drejtësi pa fund të pandëshkueshmërisë.
Integrimi europian është një mundësi për të ndërtuar institucione funksionale e të besueshme.
Kultura e projektimit të drejtësisë nga politika, dhe kontrollit të saj ndaj sistemit të drejtësisë, duhet të marrë fund
Themelet e një shteti demokratik, me vlera europiane ndërtohen mbi të drejtën, mbi drejtësinë e pavarur.
Përpara se të hapë kapitujt e integrimit, vendi duhet të tregojë përkushtim të vërtetë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Po këtë nuk mund ta bëjë më Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në 12 vite, që sot janë nën hetim ose në burg.
Hapja e kapitujve nuk mund të ndodhë pa një përballje serioze me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Ndaj çdo premtim me hapje kapitujsh për ne BE dhe pasaportë europiane është një flluskë sapuni, e njëjtë me premtimin e shëndetësisë falas para 12 vitesh.
Edi Rama nuk mund të premtojë më asgjë, me shokët tek 313 dhe me 12 vite dështim në qeverisje, mbi shpinë.
Shqiptarët janë të lodhur nga premtimet boshe, nga të njëjtat figura.
Riciklimi i tranzicionit nuk është zgjidhja.
Voto 4
Koalicioni Euroatlantik