Nga Prel Dedaj/Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Qarku Lezhe
Takim frymëzues me një grup grash të zonja të Lezhës.
Në këtë rrugëtim drejt një përfaqësimi dinjitoz në Kuvend, është e qartë se pa zërin, forcën dhe përkushtimin e grave, nuk mund të ndërtojmë një të ardhme të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.
Gratë e Lezhës, Mirdites dhe Kurbinit janë shtylla të familjes, shoqërisë dhe ekonomisë vendase. Ato meritojnë më shumë mundësi, më shumë mbështetje dhe më shumë përfaqësim në çdo nivel vendimmarrjeje.
Si kandidat i koalicionit euroatlantik, angazhimi im është i qartë: do të jem gjithmonë në krah të grave, për fuqizimin ekonomik, për barazinë gjinore dhe për një shoqëri ku kontributi i tyre vlerësohet realisht.
Faleminderit për mikpritjen, idetë dhe kurajon tuaj. Së bashku për ndryshim!