HomePolitike“Duroni edhe 30 ditë, do ta shihni kujt do t’i trokasë Noc...

“Duroni edhe 30 ditë, do ta shihni kujt do t’i trokasë Noc Rroku”- Rama i përgjigjet komentuesve: Do jetë e dhimbshme, do dilni të trishtuar nga 11 maji…

spot_img

Kryeministri Edi Rama kërkon nga të gjithë ata që e kritikojnë që të bëjnë durim edhe 30 ditë dhe do ta kuptojnë se cfarë do të ndodhë më 11 maj.

I bindur se do të fitojë, Rama paralajmëron se për opozitën do të jetë shumë e trishtueshme dhe e dhimbshme 11 maji.

“Ju me popullin nuk keni përputhje për mënyrën si e shikoni gjerat dhe si i kuptoni gjërat, sepse populli shqiptar nuk kthehet më prapa. Prisni duroni, edhe 30 ditë, pastaj do të shihni kujt do t’i trokasë Noci tek dera, e dhimbshme do jetë”, tha Rama.

Edi Rama: Mos e cysni Nocin, sepse sa më shumë e cysni, aq  më shumë do t’ju dhembi 11 maji, do dilnim shumë të trishtuar nga 11 maji. Lëreni procesin të bëjë të vetën. Ju keni të drejtën të mendoni si të doni, prapësht, por është e drejta juaj. Keni të drejtën të ëndërroni, të imagjinoni se në 11 maji do keni popullin me vete, gjë që nuk ju ndodh. Ju me popullin nuk keni përputhje për mënyrën si e shikoni gjerat dhe si i kuptoni gjërat, sepse populli shqiptar nuk kthehet më prapa. Prisni duroni, edhe 30 ditë, pastaj do të shihni kujt do t’i trokasë Noci tek dera, e dhimbshme do jetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular