Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, foli sot në emisionin ‘Open’ në News 24 për fushatën elektorale të PD-së, e cila çelet nesër zyrtarisht.
Moderatorja e emisionin Eni Vasili pyeti gjatë intervistës Zhulalin nëse kreu i PD, Sali Berisha do të udhëtojë gjatë muajit prill drejt SHBA-ve, për deri sa fushatën e PD-së do ta drejtojë Chris La Civita.
Sakaq demokratja iu shmang pyetjes duke thënë se qytetarët nuk e pyesin atë nëse Berisha do të shkojë në SHBA, por e pyesin për problemet e përditshmërisë së tyre.
“Nuk më ka pyetur njeri nëse doktor Berisha do shkojë në SHBA apo jo. Më kanë pyetur si do ma zgjidhësh hallin mua, çfarë do bësh për pensionin tim, çfarë do bësh që unë të kem mundësi për të blerë bukë për të ngrënë”, tha Zhulali.
Ilda Zhulali: Nesër në orën 19:00 ftoj të gjithë qytetarët të marrin pjesë në hajen e fushatës tonë që do jetë një ditë feste.Rama ka vendosur t’i flasë të huajave ne i flasim çdo qytetari që jeton këtu. Rama do të flasë me parulla.Shqetësimi ynë është shpopullimi i Shqipërisë, këtë e kam dëgjuar në çdo takim që kam bërë. Unë bëj 8 orë takime të drejtpërdrejta në çdo rrugë të Tiranë. Shqetësimi i parë që dëgjoj nga çdo njeri që më thonë më kanë ikur fëmijët, më kanë ikur fëmijët. U themi pensionisteve që pensionin minimal do ta kenë 200 mijë lekë….Nesër Berisha do shpalosë programin e PD, të paraqesë ekipin e tij që kanë marrë përsipër ti dalin për zot punëve të rëndësishme të këtij vendi. PD nuk është mi siç ka qenë.