Kryeministri Edi Rama ka folur sot, në çelje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, duke u shprehur me bindje të plotë se Partia Socialiste do të marrë mandat edhe më të fortë këtë radhë.
Këtë deklaratë kreu i qeverisë e bëri gjatë një interviste për Top Channel, me gazetarin Muhamed Veliu.
Konkretisht Rama i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes sa i mundshëm është realizimi objektivit të PS në fitimin e 80 mandateve.
Pyetje: Si e parashikoni këtë fushatë elektorale, në kuptimin e organizimit dhe përballë kundërshtarëve?
Rama: Ne do bëjmë fushatën tonë, kemi rrugët dhe objektivat tona, kundërshtarët janë pas, ne jemi para. Beteja jonë është për sa më shumë zemra dhe mendje shqiptarësh dhe për të marrë një mandat më të fortë se ky që kemi në mënyrë që të vazhdojmë me intensitet bisedimet për negociata dhe të anëtarësimin e Shqipërisë më BE brenda kësaj dekade.