HomePolitikeKoha të ndalojmë ikjen e rinisë dhe profesionistëve nga Shqipëria

Koha të ndalojmë ikjen e rinisë dhe profesionistëve nga Shqipëria

spot_img

Nga Albor Elezi

Sot Shqipëria është vërtet në një udhëkryq! Jemi si në vitin 1990 kur u ndamë nga komunizmi formalisht për të vazhduar më pas gjatë këtyre 34 viteve me pasuesit e etërve në politikë dhe pushtet dhe për fatin e keq edhe në anën tonë politike, të djathtën.

Të gjithë i mbajmë mend eksodet e largimit masiv të shqiptarëve, stërmbushur ambasadat, anijet, ikjet në rrugë tokësore, por për fatin e keq largimet kanë qenë po aq masive gjatë kohës deri sot që flasim. Nuk është ky një konstatim imi, por shifrat janë kokëforta, sidomos kur vijnë nga institucionet ndërkombëtare të besueshme. Fatkeqësi është sepse ata që ikin janë rinia, janë kryesisht studentë, të sapodiplomuar apo të shqiptarë të profesioneve të ndryshme që nuk gjejnë mundësinë vlerësohen në këtë vend për shumë arsye.

Kur flasim për shifra i referohem të dhënave më të fundit nga Eurostat në dy vite, 2022-2023, nga Shqipëria janë larguar 100 mijë shqiptarë. Kjo shifër duhet të na alarmojë të gjithëve, veçanërisht politikën shqiptare që prodhon qeverisje dhe t’i vërë gishtin kokës për atë që po i bëjnë këtij vendi dhe populli. Arsyet që i kanë detyruar ndër vite bashkatdhetarët tanë të largohen nga ky vend janë pasiguria dhe mundësitë social-ekonomike. Është e pafalshme që në këtë vend të mrekullueshëm që zoti ia ka falur të gjitha të mos dimë të mirëadministrojmë pasuritë tona dhe t’i vëmë ato në funksion të zhvillimit të Shqipërisë dhe rrjedhimisht të një ekonomie më të fortë e cila mundëson një qytetar më të fortë ekonomikisht dhe të pavarur. Shifrat janë realisht të larta dhe shqetësuese dhe unë mendoj që nevojitet një strategji e qartë, jo vetëm e ndalimit të eksodit të mëtejshëm të të rinjve dhe profesionistëve, por mundësisht dhe kthimit të atyre që janë shkolluar dhe janë histori suksesi që të vinë në vendlindje për të kontribuar për një Shqipëri me standarde europiane, të zhvilluar dhe të sigurt.

Pyetja që shtrohet është: Kush mund ta bëjë një gjë të tillë, cili mund të ndalojë këtë hemorragji sepse të kuruarit nuk mjafton më. Kjo klasë politike e 34-viteve nuk mundet. Këta aktorë politikë që pretendojnë të mbajnë ende të uzurpuar terrenin politike si Rama-Berisha-Meta nuk ë bëjnë dot, sepse ata kanë patur shansin dhe as kanë mundur të ndalojnë zbrazjen e këtij vendi për të mos thënë të kundërtën që iu ka interesuar. Madje për mua ata janë përgjegjësit kryesorë të largimit të shqiptarëve nga ky vend.

Kur sot jemi në një fushatë elektorale pyetje që shtrohet është: Përse ikin shqiptarët? Kush i ka larguar dhe cili duhet të ndihet përgjegjës? Përgjigjia është e qartë: Sigurisht që i ka larguar keqqeverisja veçanërisht e Edi Ramës, por ama dhe mungesa e shpresë tek opozita e xhaketave të vjetra ka bërë që qytetarët të ia mbathin nga sytë këmbët për të shpëtuar veten dhe familjen në mugesë besimi.

Sot paturpësisht këta politikanë përgjegjës vajtojnë hallet e bashkatdhetarëve tanë në Diasporë, bëjnë sikur iu interesojnë hallet dhe shqetësimet e tyre vetëm për të marrë votën, por harrojnë se tashmë nuk mundet tu hedhin hi syve. Secili që ka ikur e di shumë mirë pse e ka ndërmarrë atë vendim. Eshtë koha që sot t’i dalim zot halleve tona, të ndëshkojmë ata që janë tallur me ne, të krijojmë një qeverisje për qytetarin duke votuar kandidatë e dal prej tyre.

Këtë mundësi e ofron Koalicioni Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashën. Sot ky formacion politik është para qytetarëve shqiptarë më programin më të mirë, me kandidatë në lista të hapur duke e respektuar qytetarin për të shkuar në Parlament vetëm vullneti i tij dhe jo i kryetarit të partisë.

Është kjo një sjelle politike europiane e Lulzim Bashës, është respekt që ai ka për votën qytetare, është një standard perëndimor që ai garanton të imlementojë dhe si kryeministër nëse do t’i besohet vota qytetare. Askush më mirë se z.Basha nuk do të mund jetë ai kirurgu i duhur që të ndërhyjë thellë me qartësinë që mbart e të heq atë pjesën e keqe, për të kthyer besimin tek politike dhe të rrëzojmë përfundimisht atë tezën që rëndom xhaketave të vjetra iu shkon për shtatë: “Hë se të gjithë njësoj janë”.

Jo, nuk janë njësoj, Lulzim Basha dhe ekipi i tij është tjetër gjë. Ne e duam Shqipërinë, e duam me rini dhe profesionistë që të qëndrojmë këtu. Për çfarë unë konstatova më lart jam dëshmitarë sikurse ju të asaj që po ndodh në këtë vend, prandaj kam marr përsipër të jam kontributin tim për të kandiduar për deputet për Koalicionin Euroatlantik.

Vëllezër dhe motra të mi në qarkun Durrës dhe gjithë Shqipërinë o sot o kurrë na duhet të ndalojmë eksodin e trurit dhe rinisë nga Durrësi dhe Shqipëria, para se të na “mallkojnë” fëmijët, nipërit dhe mbesat tanë. Sot është koha, nesër do të jenë vonë.

Votoni nr.4 Koalicionin euroatlantik, Votoni për Durrësin Votoni Albor Elezi !@highlight

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular