Xherdan Shaqiri po kalon një rini të dytë te skuadra e Bazelit. Futbolliti me origjinë shqiptare, nuk ka të ndalur te skuadra kuqeblu, duke u shndërruar në një lider të padiskutueshëm.

33-vjeçari rrëmbeu sërish skenën mbrëmjen e sotme, duke realizuar dopietë në duelin ndaj Zyrihut, ku skuadra e Bazelit triumfoi bindshëm me rezultatin 0-5.
Shaqiri shënoi golin e dytë dhe të tretë për të tijët, duke u ngjitur në kuotën e 13 golave në 28 ndeshje. Ai gjithashtu ka regjistruar edhe 14 asiste. Falë këtij triumfi Bazeli është duke hedhur hapa të sigurt drejt titullit kampion me 58 pikë në 32 javë, plot 7 më shumë se Servete e vendit të dytë që ka edhe një ndeshje më pak.
GOLI I DYTË I SHAQIRIT: VIDEO