HomePolitikeRama publikon foton e një familjeje emigrante me fletët e votimit në...

Rama publikon foton e një familjeje emigrante me fletët e votimit në duar: Sa prekëse! Jua shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm  (16 prill) foton e një familje shqiptare në diasporë, të cilët në duar kanë fletët e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Rama shkruan se fotoja për të ishte aq prekëse dhe frymëzuese, ndërsa shprehet se pret që t’ua shpërblejë me pasaportën europiane.

“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030 🇦🇱🖐️🇪🇺

Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës🙏”, shkruan Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular