HomeRajoniVuçiç sfidon BE, paraprin takimin në Moskë: Më duket se qielli do...

Vuçiç sfidon BE, paraprin takimin në Moskë: Më duket se qielli do të më bjerë mbi kokë nga presioni, por unë kurrë nuk kam gënjyer

spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi, sfidon Bashkimin Evropian dhe vendos të mos e ndryshojë vendimin për të udhëtuar në Rusi, edhe pas paralajmërimin për bllokimin e procesit të integrimit. Këtë të mërkurë, Vuçiç tha se do të marrë pjesë në festën ruse të “Ditës së Fitores” në Luftën e Dytë Botërore, më 9 maj në Moskë.

Në një fjalim drejtuar publikut, Presidenti serb deklaroi se do të jetë në kryeqytetin rus me një njësi të Ushtrisë së Serbisë, e cila do të marrë pjesë në ceremoni.

“Po vjen një periudhë e një aktiviteti të jashtëzakonshëm diplomatik, si dhe presione të mëdha për shkak të ngjarjeve në Moskë dhe paradës së fitores më 9 maj, gjegjësisht 80 vjet nga fitorja mbi fashizmin, në të cilën shpallëm pjesëmarrjen e një njësie të ushtrisë serbe”, tha Vuçiç.

“Me shumë mundësi do të udhëtoj edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të kem një takim me të gjithë zyrtarët europianë, do të kemi një samit politik europian, do ta kemi këtë samit në Sevilje, do të kemi një samit në Tiranë, do të kemi një samit në Romë, e gjithë kjo në dy muajt e ardhshëm, shumë, kështu që do të shohim se si do të duket gjithçka”, tha presidenti serb.

“Sido që të jetë, më duket se qielli do të më bjerë mbi kokë nga presioni për të shkuar në Moskë, dhe edhe pse nuk mashtrova askënd ose nuk gënjeva, para tetë muajsh e njoftova takimin për në Moskë, d.m.th., e bëra publike, sepse nuk kisha qenë atje për tre vjet, dy vjet e gjysmë para kësaj, tani dukshëm më shumë se tre vjet që jam zyrtarisht me presidentin e Federatës Ruse, 1 Nëntor, ndryshe nga shumë liderë evropianë”, njoftoi ai.

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, i ka paralajmëruar liderët e Ballkanit të mos marrin pjesë në paradën e “Ditës së Fitores” të Vladimir Putinit në Moskë muajin e ardhshëm.

“E kemi bërë shumë të qartë që nuk duam që asnjë vend kandidat [i BE-së] të marrë pjesë në këto ngjarje më 9 maj në Moskë”, tha Kallas, duke iu referuar kryesisht gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që shpresojnë t’i bashkohen bllokut.

Po ashtu, një ditë më parë zyrtarët evropianë e paralajmëruan Vuçiç se vizita e tij në Rusi do të ishte një shkelje e kritereve të anëtarësimit të bllokut dhe do të prishte ambiciet e vendit të tij për në Bashkimin Evropian.

Pavarësisht thirrjeve nga Brukseli, Serbia vazhdon të mos pranojë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, më shumë se tri vjet pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular